Historia e Torcidës

E duam Trepçën , por jo më shumë se Kosovën
Në stadiumin më të madh të botes, në Marakanen e Brazilit, tifozët vendas e quajnë veten "Torcida". Këta tifozë brazilianë janë bërë kudo në botë sinonim i brohoritjeve dhe i tifozerisë sportive. Emri "Torcida" është perhapur edhe në vende të tjera, duke u marrë si model nga Marakana braziliane. Për shembull tifozët më të vjetër në Evrope të formuar në vitin 1950 ishin ata të Hajdukut te Splitit të cilët poashtu ia kishin vënë emrin vetvetës "Torcida" Liderë të një nëngrupi të madhe të "Torcida" Splitit për gjashtë vite me radhe ishin një grup Shqipetarësh nga Mitrovica. Shefqet Begu – Qeti ka qenë njeri ndër ta dhe me tu kthyer nga Spliti, merr iniciativën për formimin e një
tifozërie të re në vendlindje me emrin ‘Armata e Minatoreve-Torcida' Shumë pjesetarë të kësaj tifozerie ishin edhe pjesetarë të UCK-së, ku edhe një anetar i Torcides BESIM NUKA kishte rënë dëshmor në luften e vitit 1999.
Pas luftes emri ndërrohet nga "Armata e Minatorëve-Torcida" ne "Vëllezërit Shqipetarë-Torcida" si dhe "Black Green Boys - Torcida".



Tifozëria më e vjetër Kosovare





"Torcida" si klub i tifozëve është formuar në vitin 1984, kur e nisëm organizimin tonë për ta perkrahur sportin dhe sportistët kosovarë kujton Shefqet Begu – Qeti kryesori i klubit të tifozëve më të vjetër në Kosovë.
Pasi që basketbolli dhe futbolli pas viteve të 80-ta u shuan nga agresori serb "Torcida" kishte qen në përkrahje të klubit të basketbollit "UNIVERSITETI" të femrave që atëhere ai klub i vetem me Shqipetarë bënte pjesë në ligën e parë të ish-Jugosllavisë. Ndërsa tani zemra e "Torcidës" rrah për Trepçën, në të gjitha sportet.
Ky grup, sipas udheqësve të saj numron rreth 3.000 anëtarë mirpo gjithsej jëne 600-700 me kartela identifikuese. Antari më i vjetër i kësaj tifozërie është Xhylazim Suma, ish-minator i Trepçës, që ende i percjell ndeshjet si tifoz, ndonëse është 75-vjec.
Per organizimin e "Torcidës" përveq Shefqet Begut-Qetit përkujdeset gjithashtu edhe Emir Prekazi – Zhgola. Lider dhe dirigjent ishte Besim Begu- Besi mirpo pasi që ai nuk gjendet në Kosovë momentalisht dirigjent është Izet Tahiri me ndihmen e Qetit.
"Torcida" ka anuar edhe në ndeshjen Shqipëria - Anglia dhe prej atëherë është gjithashtu edhe në përkrahje të kombëtares së Shqipërise.
Si rival kryesor të "Torcidës" janë tifozët nga Prishtina të quajtur me emrin "Plisat". Për dallim nga "Torcida" ata jan formuar disa vjet më vonë dhe vetiniciator për formimin e tyre kishte qen vët Shefqet Begu – Qeti me disa prishtinas të tjerë.
Ne vitin 2004 në "Torcid" shfaqet një risi tjetër. Formohet nëngrupi "Torcida PR" e udhhequr nga disa mitrovicas qe jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment