Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës. Trepça në kohën e shtetit Jugosllavi kishte shumë famë dhe ishte njëri ndër motorët e ekonomisë jugosllave.
Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton shqiptar i Kosovës.
Para luftës Trepça punësonte rreth 22.000 punëtorë. Produktet kryesore ishin xehet dhe koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe te plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfate, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehtari e produktet të tjera. Aktualisht, Trepça nuk prodhon. Kjo shprehet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej. Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik të jashtëm dhe të brendshëm.
Trepça ja lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë, edhe vetë Serbët e kanë thënë, “
EMRI
Ky emër i lashtë ka prejardhje nga gjuha shqipe. Fillimisht ajo ne kohën e lashtë kishte tri furra për shkrirje, po nga kjo arsye rrjedh edhe pjesa e parë emrit, pra TRE. Kurse pjesa e dytë PÇA rrjedh nga "poça" (me pjekë), d.m.th "Tri pjekëset" apo"Tri furrat".
Sot thuhet : Trepça.
Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë ,si dhe në shpatet e kodrave që e rrethojnë. Mitrovica gjendet në lartësinë mbidetare 508 – 510 m dhe ka pozitë të mirë gjeografike.
Vendi ynë është i begatë me pasuri natyrore, veçanërisht është i njohur për mineralizimet e Pb – Zn – Ag, për të cilat dihet që nga kohërat e lashta.
Që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të Pb, Zn, Ag, Au, në Kosovë. Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerare: galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtij lloji, si dhe mbetjet nga shkrirja e tyre. Disa nga vendburimet sulfure (Trepça në Stantërg, Belo Brdo, Cërnac, Përroi i ngjyrosur – Artanë), edhe sot pas luftës së fundit në Kosovë (1998/99), gjenden në shfrytëzim. Ndërkaq vendburimet si: Hajvalia, Badovci dhe Kishnica janë të zhytura në ujë dhe kanë mbetur pa kurrfarë mbikëqyrje edhe pse para luftës (periudha 1988/99), ishin prodhues të rëndësishëm të xehes së Pb, Zn dhe Ag etj.
Për herë të parë në literaturë emri Trepca përmendet më 1303, në dokumentet që ruhen në arkivin e Dubrovnikut (Republika e Kroacisë), si dhe në arkivat osmane në vecanti për rajonin e Artanës.
Për zhvillimin e xehetarisë në territorin ku gjenden minierat e Trepçës, dihet qysh në kohën ilire e romake, e që vazhdon deri në Mesjetë. Ndërkaq, më vonë zhvillimin më të vrullshëm xehetaria e arrin në shekullin e XIII.
Hulumtimet e para gjeologjike filluan në vitin 1924, atëherë kur gjeologët anglez filluan kërkimet gjeologjike për mineralizimet polimetalore sulfure të Pb – Zn, në suaza të fushës xeherore të Trepçës në Stantërg. Më vonë saktësisht në vitin 1926, në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin Trepca Mines Limited e cila merr me koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi për 50 vjet.
Në vitin 1930, fillon prodhimi provues i mineralizimeve sulfure të Pb – Zn në këtë vendburim. Gjatë luftës së dytë botërore gjermanët e mbajnë minierën e Trepçës në Stantërg në gjendje pune, por me një nivel të zvogëluar të prodhimit. Ndërsa nga vitin 1945 e këndej, deri më 1990, miniera ka punuar pa ndërprerë, me një kapacitet mesatar të prodhimit rreth 600 000 ton në vit. Gjatë kësaj periudhe në shfrytëzim ishin këto minera: Stantërg, Cërnac, Belo Brdë, Koporiq dhe Zhuta Perlla – Albanik (ish Leposaviq); Kishnica, Hajvalia, Badovci dhe Përroi i Ngjyrosur – Artanë. Bazuar në statistikën e prodhimit miniera e Trepçës në Stantërg, nga viti 1930 deri në vitin 2000, ka pasur këtë ecuri të prodhimit.
Ndërkaq, pas luftës, gjatë periudhës 2000 – 2004, miniera nuk ka prodhuar, por ka qenë në permanizim, hulumtim dhe përgatitje të punishteve për prodhim. Kështu në vitin 2005 miniera ka filluar me prodhimin e xehes së Pb dhe Zn me kapacitet minimal.
Suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë, duke u radhitur në vetin e 5 të eksportuesve në ish Jugosllavi. Për 58 vjet të punës prodhuese, kombinati i Trepçës ka prodhuar 33 milion ton xeheror me përmbajtje mesatare 9% (Pb dhe Zn), apo rreth 3 milion ton metal (Pb dhe Zn).
Përveç kësaj në metalurgjinë e Trepçës dhe fabrikën e pasurimit, në kohëzgjatje të ndryshme, janë prodhuar këto sasi të metaleve të çmueshme:
Në periudhën dhjetë vjeçare: 1975 – 1985, prodhimi mesatar vjetor në kombinat ka qenë:
- plumb i rafinuar
- zink elektrolitic
- argjend i pastër
- ar
- bismut
- kadmium
- pirit dhe pirrotinë
- acid sulfurik Harta e Kosovës, të githa Minierat ishin në pronësi të Kombinatit "TREPÇA"
Vendburimi polimetalor i Pb, Zn, Ag dhe Au në Stantërg, është ndër vendburimet polimetalore më të njohura në Evropë, për nga madhësia dhe më atraktivi nga shumë llojshmëria e mineraleve dhe bukuritë kristalore që ka ky vendburim. Bazuar nga bukuritë mahnitëse të kristaleve ka ekzistuar ideja e themelimit të muzeut të kristaleve në Stantërg. Kështu, në vitin 1964 u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Në atë kohë kishin filluar grumbullimet e para të mineraleve dhe më pas, vendosja e tyre në muze. Fillimisht numri i nxjerrur i kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky numër erdhi duke u rritur deri në ditët e sotme. Numri i kristaleve të nxjerruar nga vendburimi Trepça është i madh dhe vështirë të dihet numri i saktë i tyre. Mirëpo, në fondin e muzeut të kristaleve Trepça, aktualisht gjenden të ekspozuara 1560 eksponante.
- LITERATURA
- Punim Diplome "LLOGARITJA E FIZIBILITETIT TË NGRITJES PERSPEKTIVE TË PRODHIMIT TË XEHES NË MINIERËN" "TREPÇA” NË "STANTËRG“ nga Burim HAJDINI. Mitrovicë 2007.
- Grup autorësh, Studimi i fizibilitetit - Miniera me Flotacion Trepça – Stanterg, Mitrovicë, 2003 – 2005 ; Studimi fizibiliteti.
- Sh.Kelmendi, “Studimi i fizibilitetit për minierën e Stantërgut”, qershor 2007, Prishtinë.
Video, Miniera e Trepçës
No comments:
Post a Comment