Monday, September 29, 2014

KB Trepça, Partner Medial Kohavision-in

Partner Medial i Trepces per sezonin e ri 2014-2015 në ETC SuperLigën e Kosoves, do te jete Kohavision e cila do te beje trasmetimin e ndeshjeve te KB Trepces.






Thursday, August 28, 2014

Saturday, June 28, 2014

Urime Ramazani

Gëzuar Ramazanin, muajin e paqes, begatisë dhe shpëtimit. Uroj që Allahu i madhërishëm t'ua fal shëndetin dhe t'ua shumëfishojë e pranojë të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji. Miq të nderuar,
Sot është një ditë e madhe, një sfidë jetësore, një test për besiminin tonë, është dita e parë e Ramazanit. Uroj që të jemi ata që e përballojmë edhe këtë test jetësor për të treguar devotshmerinë tonë ndaj Allahut fuqiplotë. Ai është i plotfuqishëm, ai nuk i dërgon njeriut asgjë që nuk mund ta përballoj, ai do të ndihmojë, do të na mundesojë që edhe këtë Ramazan ta përballojmë sa më lehtë.
Photography: Islam Beci, Elvir Behrami
Me Respekt Stafi "Torcida & Trepça"




Thursday, May 15, 2014

KF Trepça - KF Fushë Kosova

Java 31, E Shtunë 17 Maj 2014, ora: 16:00
Stadium: RIZA LUSHTA
design by: Besi Torcida

Sunday, May 4, 2014

KF Trepça - KF Trepça 89'

DERBI MITROVICAS, E Diel 5 Maj 2014, ora 15:00
Stadium: RIZA LUSHTA
design by: Besi Torcida

Monday, March 3, 2014

Përurohet Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”

Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’ është gati për miqësoren Kosovë – Haiti. Krerët e Republikës së Kosovës kanë përuruar sot renovimet në këtë stadium.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kanë përuruar renovimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Në këtë stadium të mërkurën do të zhvillohet ndeshje e parë historike – miqësore ndërmjetë Kosovës dhe Haitit.

“Sot përuruam renovimet në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës. U ndava i impresionuar me ndryshimet e bëra në këtë stadium, nga një investim prej rreth 740 mijë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Është edhe një pamje tjetër, e re, evropiane, që dëshmon për ndryshimet e mëdha që janë bërë dhe po bëhen në shtetin tonë. Pasnesër do të jetë ndeshja kundër Haitit dhe pres që të jetë një festë e vërtetë. Ju ftoj të gjithëve që tashmë keni blerë biletat që të festojmë në mënyrë sa më dinjitoze, për të treguar vlerat më të larta sportive.”, tha ndër të tjera Kryeministri i Kosovës

“ Dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar deri të kjo ditë.Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar miliona euro në infrastrukturën sportive, me theks në stadiume. Investimet do të vazhdojnë në të ardhmen”, përfundoi Thaçi. /Express






Tifozat e Kosovës DARDANËT

Kënga që pritet të këndohet, nga DARDANËT, në Mitrovicë, në ndeshjen Historike të Kosovës ndaj Haitit më 5 mars 2014, ora 15:00
design by: Besi Torcida

Sunday, March 2, 2014

Lista e 22 Lojtarëve, për ndeshjen ndaj Haitit

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaku më në fund ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Haiti, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë.
Në listën e Albert Bunjakut është vetëm një futbollistë nga Superliga e Kosovës. Ai është portieri i FC Prishtinës, Kushtrim Mushica.
Ndërsa, emrat e tjerë tashmë janë të njohur, pasi Gazeta Express ka shkruar më herët për ardhjen e tyre.
Kurse, Emrat që nuk janë përmendur më parë e që janë në listë janë: Julian Bibelaj dhe Enis Bunjaku që luajnë te skuadra gjermane Eintracht Frankfurt
//Gazeta Express//
Lista e futbollistëve të ftuar