Showing posts with label Stadiumi Adem Jashari. Show all posts
Showing posts with label Stadiumi Adem Jashari. Show all posts

Monday, March 3, 2014

Përurohet Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”

Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’ është gati për miqësoren Kosovë – Haiti. Krerët e Republikës së Kosovës kanë përuruar sot renovimet në këtë stadium.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kanë përuruar renovimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Në këtë stadium të mërkurën do të zhvillohet ndeshje e parë historike – miqësore ndërmjetë Kosovës dhe Haitit.

“Sot përuruam renovimet në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës. U ndava i impresionuar me ndryshimet e bëra në këtë stadium, nga një investim prej rreth 740 mijë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Është edhe një pamje tjetër, e re, evropiane, që dëshmon për ndryshimet e mëdha që janë bërë dhe po bëhen në shtetin tonë. Pasnesër do të jetë ndeshja kundër Haitit dhe pres që të jetë një festë e vërtetë. Ju ftoj të gjithëve që tashmë keni blerë biletat që të festojmë në mënyrë sa më dinjitoze, për të treguar vlerat më të larta sportive.”, tha ndër të tjera Kryeministri i Kosovës

“ Dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar deri të kjo ditë.Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar miliona euro në infrastrukturën sportive, me theks në stadiume. Investimet do të vazhdojnë në të ardhmen”, përfundoi Thaçi. /Express